Qëllimi i Starlink është të sjellë internet në shpejtësi optimale, edhe në zonat më të errëta digjitalisht. Dhe duket se testet e para rezultojnë të suksesshme.
Më setin e 12-të të lançuar në hapsirë, duke arritur një total prej 715 satelitësh që prej majit të vitit të shkuar, Starlink ka njoftuar gjithashtu në Twitter se: “Rezultatet e testeve tregojnë vonesë goxha të ulët dhe shpejtësi shkarkimi më të mëdha se 100Mbps për sekondë – e shpejtë mjaftueshëm për të parë disa filma HD njëkohësisht dhe përsëri ka hapësirë të lirë.“
Mesatarja e shkarkimit në botë varion nga 12 në 25 Mbps. Me 100Mbps Starlink duket më shumë se mirë.
Planet për të filluar shërbimin komercial nga fundi i këtij viti në Amerikën e Veriut dhe Kanada nuk kanë pasur më zhvillime, ndaj mbetemi në pritje për një njoftim të dytë.