Google ka ndërmend ta ndryshojë konceptin e punës nga shtëpia duke sjellë shtëpinë në punë.
Po flasim për projektin tashmë të konfirmuar nga vetë kompania për të ndërtuar një qytet të tërin për punëtorët e vetë.
Middlefield Park do të ndërtohet në Mountain View California, në një hapsirë prej më shumë se 16 hektarë me të gjitha facilitetet që një qytezë e vogël mund të ofrojë, pëfshi shtëpitë, zyrat, parqet, dyqanet etj.
Qyteti do të ketë deri në 1,850 shtëpi të banueshme. 12 ha zyra, 3 ha të dedikuara shitjeve, 2 ha hapsirave publike dhe 12 ha për zona të gjelbërta.
Megjithatë në qytet nuk do të jetojnë vetëm punëtorët e Google, një pjesë e shtëpive do të jenë të disponueshme edhe për qytetarët e San Franciscos si dhe shumë hapësira të kampusit do të jenë të hapura për publikun.
Të paktën 20% e kapacitetit rezident do t’i dedikohet strehimit të përballueshëm. Kjo për t’i rikthyer diçka komunitetit i cili ka akuzuar shpesh Silicon Valley për efektet e shkaktuara në komunitet për rritjen e çmimeve për strehim.