Apple arriti rekorde në bursë por mesa duket nuk ka ngelur fare pa u prekur nga pandemia, pasi pak më parë vetë kompania konfirmoi se iPhone 12 nuk do të vijë javët e para të shtatorit.
Por për fat të mirë një pjesë e traditës do të ruhet sepse sistemi i ri operativ do të shpërndahet në kohë sipas Bloomberg, pra në mes të shtatorit. Lëvizje krejt e pazakontë, pasi jemi mësuar që aparati i ri dhe sistemi i ri të lançohen njëkohësisht.
Sistemi i ri i cili do të sjellë plot të reja përfshi këtu edhe një home screen të rimenduar u prezantuan gjatë WWDC në qershor. Që prej atëherë kush nuk ka mundur të presë ka pasur mundësinë të shkarkojë versionin beta për publikun.
Lajmin për vonesën e iPhone 12 e bën të ditur Luca Maestri shefi financiar i Apple “Vitin e shkuar filluam të shisnim iPhonë në fund të shtatorit, këtë vit presim që furnizimi të jetë i disponueshëm disa javë më vonë.” Për fat të mirë ndonëse nuk mund të kemi iPhonin më të fundit do të kemi iOSin më të ri.