Pak nga pak harta e Fortnite po ndryshon me karaktere të Marvel. I rradhës ka mbi të gjitha edhe një mesazh të fortë. E vendosur pak orë më parë, statuja e Black Panther është vendi më i vizituar i momentit. Dhe arsyeja është e qartë: Në nder të aktorit 43-vjeçar Chadwick Boseman i cili humbi jetën një javë më parë.
Zëdhënësi i Epic Games konfirmoi se statuja ishte planifikuar të vendosej në hartë por data e saj është spostuar mënjehërë pas lajmit tragjik. Ky është objekti i tretë që lidhet me ndryshimet e Kapitullit 2 – Sezoni 4, pas atyre të Ant-Man dhe X-Man.
Përditësimet në Fortnite nisën një javë më parë dhe po shfrytëzohen nga të gjithë, përveç lojtarëve nga iOS dhe Mac të cilët fatkeqsisht i duhet të mbajnë anën e Apple në një prej dueleve më të forta në historinë e teknologjisë.