Planet për shtijen e TikTok mund të hasin një tjetër pengesë. Këtë herë lajmi vjen nga Kina qeveria e së ciles ka vendosur rregulla të reja për shitjen e kompanive të bazuara në AI. Sipas këtij ligji, nëse ByteDance vendos të shesi aksionet e TikTok, duhet të licensohet më parë nga qeveria kineze.
Sipas The Wall Street Journal, një zyrtar kinez ka pohuar se ByteDance duhet të mendojë seriozisht dhe me përgjegjësi shitjen e TikTok.
Nga ana tjetër e globit, Microsoft dhe Walmart po tentojnë të blejnë rrjetin social më të suksesshem të momentit me mbi 2 miliardë shkarkime. Pak ditë më parë CEO i kompanisë, Kevin Mayer, dha dorehëqjen pas vetëm 6 muajve pune duke paralajmeruar nje përiudhë të vështirë për fatin e TikTok.