Produktet e Apple dhe çmimet e veta kanë sigurisht një target grup të caktuar, por mesa duket po i njejti grup është nën shenjestrën e një tjetër grupimi me qëllime më evazive.
Në New York janë regjistruar një sërë vjedhjesh nga grupe kriminale të cilët godasin klientët e sapo dalë nga dyqani i Apple. Që nga 30 qershori në Manhattan ka pasur disa raste ku hajdutët kanë marrë çantat e klientëve pasi i kanë ndjekur për distanca të caktuara.
Një rast i regjistruar në kamera tregon se si hajduti e kish ndjekur viktimën deri tek një dyqan thonjsh nga ku i kish mbajtur derën dhe me shpërqëndrimin e parë kishte përvetësuar një MacBook prej $2,400. Policia ka zbuluar disa të dyshuar të cilët mesa duket janë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin.
Një përfaqësues i Apple ka deklaruar se ata janë në dijeni të rasteve dhe janë duke inkurajuar klientët e vetë që të marrin masa për çdo rast. Kjo do të thotë kontroll të mjedisit rrethues, vëmendje në lëvizje, dhe madje edhe fshehjen e blerjeve në çanta të ndryshme.