Pas çmimit si smartphoni më i mirë i vitit nga EISA për OnePlus 8 Pro dhe pritja e mirë e Nord duket se ky është një vit i shkëlqyer për kompaninë.
Konfirmohet se bota do të nderohet nga një smartphone edhe më modest, me shumë mundësi një OnePlus Nord Lite i cili ndryshe nga Nord do të ketë lançim global.
Kompania nuk ka dhënë detaje, por leakerat janë aty për të na dhënë disaide fillestare për të. Më kryesorja është që asetet identifikuese të një OnePlus do të vazhdojnë të ekzistojnë në të, një shkallë e lartë rifreskimi, një software i pastër, karikim i shpejtë dhe disa kamera.
Sa për emrin asgjë nuk është ende e qartë, disa thonë që mund të quhet Aurora ose thjesht Nord Lite.
Sa për çmimin, diskutohet që mund të kushtojë diku midis Rs 16,000 dhe 18,000 ose midis $230 dhe $379.
Ka shumë mundësi që të vijë në të njëjtën periudhë kur të lançohet edhe seria OnePlus 8T dikur në shtator sipas traditës, por për shkak të situatës nuk do ishte çudi nëse do të vinte edhe në tetor apo nëntor.