Pra është e vërtetë, fushëbeteja e radhës do të jenë smartphonat me shinë, vetëm ndonjë ditë pas publikimit të imazheve të një produkti nga LG me një ekran të rrëshqitshëm anash, edhe Oppo ka diçka nën mëngë.
Sipas një patente të regjistruar këtë shkurt, kemi të bëjmë me një aparat me një ekran në formë katrore, pjesa e sipërme mund të tëhiqet dhe ekrani zmadhohet deri në 80%.
Më shumë sesa dy ekrane të ndarë kemi të bëjmë me një njësi të vetme e cila duket se rrotullohet diku brenda në pjesën e poshtme. Me tu zgjeruar për lart pjesa e lëvizshme zbulon hapsirën për kartën SIM dhe një set me tre kamera.
Nuk ka shenja të një kamere frontale, mesa duket do të kemi një lente nën ekran ose thjesht Oppo ka zgjedhur të mos e përfshijë atë në patentë, tek e fundit jo gjithçka që patentohet realizohet.
Një koncept i tillë me ekran të rrotullueshëm është prezantuar më parë edhe nga TLC vetëm se hapja bëhej në mënyrë anësore dhe jo nga poshtë lartë si në rastin e Oppo.
Samsung përqëndrohet tek smartphonët e palosshëm, LG tek ata me shinë dhe Oppo tashmë tek ata me rrotullim, mesa duket jemi përpara ndryshimeve të ndjeshme në botën mobile.