Pak ditë më parë folëm për disa iPhonë të cilët shiteshin për shifra të çmendura në eBay vetëm e vetëm sepse kishin akoma Fortnite të instaluara në to, epo ata smartphonë nuk kushtojnë më aq shumë tashmë. Kjo pasi edhe nëse loja vazhdon të jetë aty, do të jetë e izoluar nga gjithë pjesa tjetër e lojës.
Ngjarja e pazakontë erdhi si rrjedhojë e bllokimit nga Apple të lojës në platformën iOS. Në 13 gusht Epic Games vendosi të integronte një mekanizëm të ri pagesash për blerjet brenda loje i cili anashkalonte 30% që i takonte Apple. Shumë kompani janë ankuar për këtë tarifë të lartë por asnjëra nuk ka marrë një masë kaq të guximshme, ndaj edhe Fortnite bëhet i vetmi që e pëson.
Apple nuk lejoi më që Fortnite të shkarkohej në smartphonat e vetë, ama ata që e kishin instaluar më parë vazhdonin të kishin akses.
Mirpo nga dita e nesërme iPhonët me Fortnite nuk do të jenë më pjesë e cross-platform.
Teksa në ditët në vazhdim sezoni i ri do të futet në periudhën Marvel, iPhonët do të mbeten në sezonin aktual dhe nuk do të mund të luajnë me platforma të tjera veç iOS.
Praktikisht do të kemi dy loja të veçanta, ndërsa bota avancon iPhonët me Fortnite do të jenë të padobishëm.
E të mendosh që përpara ndonjë viti Fortnite mobile ishte ekskluzivitet i iPhonit sot gjërat ndryshojnë.