Lajme fantastike për fansat e Call of Duty, dhe ndoshta edhe më fantastike për ata më të zjarrtët; zombies.
Një nga modalitetet më të preferuara të CoD edhe përpara se të dilte online ka qenë padyshim adrenalina e shfrenuar për të vrarë sa më shumë zombies. Ky opsion do të vijë as më pak e as më shumë por në Warzone, në versionin falas battle royale të CoD.
Krahas lajmit të ardhjes së Black Ops: Cold War, mësojmë edhe përfshirjen e modalitetit të ri në Warzone, ky i fundit bëhet leak nga dataminers.
Të cilët kanë zbuluar përshkrimin e opsionit: “Lojtarët kthehen në Zombie pas vdekjes, por mund të bëhen njerëz përsëri duke konsumuar zemrat e lojtarëve të rënë.”
Lojtarë që kthehen në zombi në një battle royale duket interesante, por fakti që mund të rikthehen në lojë e bën edhe më intriguese. Me logjikë i bie që Gulagu të mos ekzistojë më, por varet si do të funksionojë modaleteti në praktikë.
Sidoqoftë nuk ka info për daljen e tij, mund të vijë tani herët por ndoshta ka më shumë kuptim të vijë në fillim të sezonit 6 në tetor.