Spotify duket se nuk ka në plan të ndalet dhe interesi i radhës qenka kësaj here esports. Podkastet aq të dashura për platformën do të mirpresin një tjetër bashkëpunim gjigand midis vetë Spotify dhe Riot Games.
I gjithë kontenti ekskluziv audio i League of Legends do të hidhet në Spotify, nga kjo kontratë disavjeçare do të prodhohen edhe disa podkaste të dedikuara sensacionit botëror LoL.
Këtë vit do të lançohet një show me 9 seri nën emrin Untold Stories: Top Moments from Worlds, e cila do ti paraprijë edhe kampionatit të dhjetë këtë vjeshtë. Dëgjuesit do të dëgjojnë mbi lojtarët dhe himnet kryesore gjatë momenteve kryesore, intervistave dhe efekteve zanore.
Dy playlista këngësh përfshi “This is League of Legends” ekzistuese do të përditësohen. E bashkë me to edhe një ditë do t’i dedikohet Worlds Anthem, një himn të cilin Riot e nxjerr çdo vit për të filluar kampionatet.
Mund të duket një bashkëpunim i pazakontë, por në fakt audienca e League of Legends është goxha e madhe, kampionati botëror i vitit të shkuar është parë nga mbi 100 milion njerëz, cilado përqindje prej kësaj shifre të afrohet në Spotify për këtë të fundit është fitim i padiskutuar.