Forma klasike e Facebook me konture blu dhe kutinë e kërkimit në pjesën e sipërme do të zhduket njëherë e mirë në shtator. Kompania ka deklaruar se të gjithë do të marrin përditësimin e ri. Pavarsisht se ata që e kanë tashmë mund të rikthehen përkohësisht tek designi i vjetër, butoni i ndërrimit lajmëron se “Facebooku klasik nuk do të jetë më i disponueshëm duke filluar nga shtatori.”
Designi i ri erdhi në fillim në platformat mobile, në mars filloi shpërndarjen masive edhe në desktop, duke dhënë sidoqoftë lirinë e zgjedhjes mes të dyjave.
Kjo ndërfaqje e re është ndryshim i madh për Facebook. Ajo është më e pastër, ka më shumë hapsira të bardha dhe ka gjithashtu një modalitet dark për ata që u pëlqen kjo gjë. Ajo përqëndrohet gjithashtu tek shërbime si Groups, Watch, Marketplace dhe Gaming.