Lufta për smartphonin e palosshëm më të mirë vazhdon të jetë gjallë edhe nga fronti i Huawei.
Sipas patentës më të fundit të regjistruar në CNIPA ( China National Intellectual Property Administration ) kompania mund të sjellë një smartphone të palosshëm për brenda i cili do të përdorë xhamin UTG.
Patenta na prezanton gjithashtu me një anë shumë interesante të designit; një ekran dytësor. Një shirit i veçantë i cili në vetvete do të mbajë edhe një laps stylus. Ky ekran do të shfaqë informacione të veçanta për aplikacionet por do të shërbejë edhe si shirit strumentash për punë të ndryshme.
Seti i dyfishte i kamerave frontale por edhe ai i katërfishtë i pasëm do të jenë të gjitha në po këtë nën-ekran.