Një algoritëm i jep më në fund përgjigje njërit prej debateve më të zjarrta të Formula 1: Cili është piloti më i madh i të gjitha kohërave?
Amazon Web Services dhe F1 kanë përdorur AI për të llograitur garuesin më të shpejtë në një xhiro të vetme kualifikuese, njohur ndryshe si indeksi më i pastër i shpejtësisë bruto.
Data më e hershme nga janë mbledhur të dhënat fillon nga viti 1983. Algoritmi më pas krahasoi performancat e secilit pilot kundër shokëve të skuadrës, në mënyrë që edhe ata në makina më të ngadalta të kenë po të njëjtat shanse për të kapur vende të para.
Për të eleminuar të panevojshmit, algoritmi krahasoi vetëm antarët e skuadrës që kishin plotësuar 5 sesione bashkë. Gjithashtu u dha rankim më të lartë pilotëve që kishin dominuar kolegët ose të kishin performuar mirë kundër më të mëdhenjve.
Si përfundim arriti të llogarisë cili pilot do të ishte më i shpejti në një xhiro të vetme.
Dhe le të themi që top treshja nuk na zhgënjen aspak.
Pozicioni Piloti Diferenca e kohës
1 Ayrton Senna 0.000s
2 Michael Schumacher 0.114s
3 Lewis Hamilton 0.275s
4 Max Verstappen 0.280s
5 Fernando Alonso 0.309s
6 Nico Rosberg 0.374s
7 Charles Leclerc 0.376s
8 Heikki Kovalainen 0.378s
9 Jarno Trulli 0.409s
10 Sebastian Vettel 0.435s
11 Rubens Barrichello 0.445s
12 Nico Hulkenberg 0.456s
13 Valtteri Bottas 0.457s
14 Carlos Sainz 0.457s
15 Lando Norris 0.459s
16 Daniel Ricciardo 0.461s
17 Jenson Button 0.462s
18 Robert Kubica 0.463s
19 Giancarlo Fisichella 0.469s
20 Alain Prost 0.514s