Bëhu gati për ndryshime të reja në Instagram! Shumë shpejt mesazhet e Instagram do të bashkohen me ato të Messenger në një platformë të vetme. Dhe kur themi “shumë shpejt” e kemi fjalën për përodrues në Android dhe iOS që tashmë kanë parë ndryshimet të cilat nisin me një mesazh njoftimi sapo futen në Instagram.
Ndër shërbimet e reja që do të ofrojë kjo mënyrë e re komunikimi janë:
- Një ndërfaqje e re
- Më shumë emoji
- Swipe për t’u përgjigjur
- Bisedo me miqtë që përdorin Facebook
Sapo të bëni update, ikona e DM në Instagram do të zëvendësohet me atë të Facebook Messenger.
Facebook bleu Instagram në 2012 për $1 miliard duke u pasuar 2 vite më vonë në 2014 me WhatsApp i cili kushtoi $19 miliard.