Që PlayStation dhe Xbox janë dy gjëra krejt të ndryshme kjo vërtetohet edhe nga politikat që ndjekin. Ndërsa dy versionet e PS5 do të jenë njëri me vend për disk dhe tjetri vetëm me kopje digjitale Xbox ka vendosur të sjellë dy konsole njërën më të fuqishme dhe një tjetër më modeste thjesht për ta ofruar më lirë.
Projekti është diskutuar disa herë, por asnjëherë zyrtarisht nga Microsoft, ardhjen e tij e konfirmon etiketa e levës së kontrollit e cila po ashtu nuk e ka pasur të konfirmuar një version në ngjyrë të bardhe.
Një përdorues në Twitter ka blerë levën zyrtare e cila sipas paketimit mund të përdoret me Xbox Series X dhe S.
.
Sipas një dokumenti të rrjedhur në janar, konsolja dytësore e kompanisë nën emrin e koduar Lockart, raportohet të përfshijë 7.5GB RAM të përdorshëm, 4 teraflops GPU dhe e njëjta CPU si tek Series X.
Ky i fundit duhet të vijë dikur gjatë gushtit