Kur flasim për lojra të famshe Fortnite padyshim kryeson listën. Megjithatë së fundmi fansat dhe lojtarët kanë hasur në goxha probleme. Kur këto probleme ndikojnë në mënyrë direkte tek ata, nuk kanë si të mos reagojnë, ndaj edhe këto muajt e fundit shumë lojtarë janë larguar nga loja.
Pas ardhjes në mobile, do të mendoje se gjërat duken bukur për Fortnite. Në fakt jo, shumë probleme me serverat, kontenti është i mirë por ka shumë përsëritje.
A do të mbyllet Fortnite?
Disa nga problemet më të mëdha janë prekur edhe nga lojtarët më të rëndësishëm të platformës. Disa prej tyre janë të thellë dhe të vështirë për tu rregulluar. Ninja, Bugha, Tfue, Dr Lupo, TimTheTatMan por edhe Clix, Bizzle, Zayt apo Mongraal.
Të gjithë të mësipërmit kanë folur për sa e keqe duket loja. Kapitulli i dytë nuk ndjehet si Fortnite, edhe ana kreative edhe ajo konkuruese po marrin për poshtë.
Çfarë duhet të bëjë Epic?
Së pari kompania duhet të evidentojë problemin, serverat përmenden më së shumti. Nuk është normale që profesionistët të duan të largohen nga platforma, duket sikur ka një mungesë dialogu mes zhvilluesve dhe komunitetit.