Fansat e Android-it të pastër do të kenë një alternativë më pak për të zgjedhur pasi linja A e Xiaomi duket se nuk do të ekzistojë më.
Pra nuk do të kemi një Mi A4.
Mi A1 e kapi tregun fuqishëm duke ofruar shërbime ekskluzive Android, update të shpejta dhe çmime fare të përballueshme, e gjitha nën programin Android One. Ky program është vendosur të mbyllet ka deklaruar vetë kompania edhe pse nuk ka dhënë asnjë arsye.
E vetmja arsye tek e cila na shkon mendja është problemet me të cilat po përballej kompania për t’i sjellë update në kohë për smartphonët, të cilat së fundmi po vonoheshin megjithse Android One ishte specifikishit i projektuar për këtë punë.
E njëjta gjë është parë edhe tek Motorola e cila po largohet nga programi teksa ofron Android stock por me disa rregullime të vetat sipër, pak a shumë si OnePlus. Ndaj PO, nëse do Android stock e vetmja alternativë janë Nokiat e HMD.