Po, po ndodh, festivalet e koncertet virtuale po ia zënë vendin eksperiencës reale.
Pas Fortnite, është TikTok ajo që hidhet në sulm të shfrytëzojë momentin e ndoshta edhe kreditet që i kanë mbetur. Më 7 gusht 20:00 The Weeknd do të mbajë një koncert virtual.
Ai do të luajë disa nga këngët e albumit të fundit After Hours, por në vend që të shfaqet në formën e një videoje të zakonshme, artisti do të përfaqësohet nga një avatar digjital.
TikTok këtë po e quan “eksperienca e parë e kryqëzimit të realiteteve në një aplikacion.”
Shikuesit do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me këngëtarin ndërsa ai performon.
A quhet më performancë live kështu?
Kujtojmë se evente të ngjashme u mbajtën edhe në Fortnite me yje si Travis Scott, Marshmello etj. Performanca të cilat mblodhën miliona shikues në lojë apo thjesht streaming në Twitch.
Eventi do të ketë edhe qëllim të mbledhë fonde për Equal Justice Initiative, një organizatë bamirësie në mbështetje të barazisë rracore. Fondet do të mbildhen nëpërmjet donacioneve në aplikacion por edhe nëpërmjet blerjes së sendeve.