Super eventi i verës, shkutizimi i Samsung do të ndodhë qartësisht në 5 gusht, ama edhe pse ndonjë javë përpara Unpacked, kemi tashmë pamjet e para të Galaxy Z Fold 2. Një foto e postuar në Twitter tregon ekranin kryesor dhe të palosshëm, pak nga design-i dhe emrin.
Shihet se notchi gjigand i paraardhësit të vetë është zëvendësuar nga një punch-hole, i integruar në ekran. Dhe duket se kësaj here do të përdorin vetëm një kamera frontale.
Galaxy Z Fold2 5G, ndryshe nga paraardhësi i është shtuar edhe një Z, ndoshta si për të krijuar një familje të re smartphonësh brenda Galaxy.
Zhurmat thonë se do të kushtojë rreth $2000 dhe do të ketë një raport rifreskimi të ekranit kryesor prej 120Hz. Një ekran të jashtëm 6.23-inch dhe një set kamerash të trefishtë me atë kryesore 64MP.
Dhe nëse nuk shfaqet ndonjë gjë tjetër rrugës, për më shumë detaje presim 5 gushtin.