Data e lançimit të Samsung Galaxy Note 20 po afrohet e bashkë me të edhe sasia e leakeve të cilat sa vjen e bëhen më të sakta.
Evan Blass, i famshëm për saktësinë e parashikimeve të tij, ka publikuar së fundmi një video render të produktit final nga Samsung
Nga pamjet e mësipërme vihet re se kompania ka zgjedhur të mos guxojë shumë me formën kësaj radhe duke e ruajtur filozofinë e anëve të lakuara, vetëm se ky detaj ruhet në pjesën e pasme, gjithë sipërfaqja e përparme duket e sheshtë.
Pjesa e pasme ndryshon nga ajo e Galaxy Note Ultra pasi pasi mungon lentja e katërt e cila përflitet të jetë 3D ToF ose autofokus me lazer.
Për më tepër bëhet e ditur se Note 20 do të fuqizohet nga Snapdragon 865 Plus, disa tregje internacionale do të marrin Exynos 990 të vetë kompanisë.
Gjatë eventit të 5 gushtit së bashku me Note do të zbulohen edhe Galaxy Buds Live, Tab S7, Galaxy Watch 3 dhe një Z Flip me 5G.