Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Çfarë fshihet pas Jonathan Galindo dhe pse nuk duhet të kesh frikë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Çfarë fshihet pas Jonathan Galindo dhe pse nuk duhet të kesh frikë
Entertainment

Çfarë fshihet pas Jonathan Galindo dhe pse nuk duhet të kesh frikë

Last updated: 18 Korrik, 2020 4:33 pm
Ndaj
4 Min lexim

Që interneti mund të kthehet fare lehtë në një vend të rrezikshëm është pjesë e njohur e realitetit, ama ka disa momente ku rreziku kthehet në një trend dhe shenjestra e tij janë ata më të pambrojturit: fëmijët.

Disa vite më parë Balena Blu dhe MOMO u shfaqën me shpejtësi nëpër rrjet dhe morën vëmendjen e autoriteteve vetëm pasi serioziteti i tyre filloi të manifestohej në formën e viktimave vërdallë nëpër glob. Profile false në të dyja emërtimet e mësipërme shfaqeshin në rrjete sociale dhe i shkruanin mesazhe përdoruesve kryesisht të rinj në moshë duke i ftuar të luanin një lojë. Në ndonjë rast duke u dhënë ndonjë link, i cili me shumë mundësi kishte teknologji gjurmuese duke mësuar kështu vendndodhjen e viktimës ose më saktë zonën apo rajonin.

Nëse strategjia e linkut nuk funksionon, keqbërësi do të kërkonte për informacione rrethanore,(emra familjarësh, shoqërie etj) më pas do ti përdorte si shantazh për ta detyruar për të plotësuar një sërë sfidash.
Sfidat varionin nga ndryshimi i ciklit të gjumit, tek gjymtimi i vetes apo deri tek vetvrasja.
Vetëm në Rusi raportohen të paktën 100 jetë të humbura nga Balena Blu.

Në rrjete sociale kryesisht të ndjekura nga të rinjtë si TikTok, Instagram dhe Twitter, profile me emrin Jonathan Galindo dhe me foto apo video të një personi maskuar si qen po ndjekin të njëjtën veprimtari të përshkruar më sipër.

Prindër kontrolloni fëmijët dhe fëmijë mos u shqetësoni, ja çfarë fshihet pas atij profili:

Së pari fotot janë të vjedhura. Personi i vërtetë pas tyre është një person me emrin Samuel Canini i cili madje ka reaguar në Twitter ku thotë se fotot dhe videot janë që nga viti 2012 – 2013 makiazhi dhe personazhi i krijuar janë totalisht për zbavitje personale jo për të tmerruar njerzit.

 

Hello everyone. This Jonathan Galindo madness seems to be terrorizing a great many young impressionable people. The photos and videos are mine from 2012-2013. They were for my own weird amusement then, not for some modern day thrillseeker looking to scare and bully people.

— Dusky Sam (@DuskySamCat) July 3, 2020

 

Së dyti, ky nuk është as një robot dhe asnjë lloj programi i avancuar, përkundrazi prapa atyre profileve fshihen persona të tjerë të cilët nuk kanë gjë tjetër më të mirë për të bërë dhe merren me idiotsira të tilla.
Ata nuk dinë asgjë për ty dhe të jesh i bindur nuk mund të të bëjnë asgjë nga rrjeti social nga ku po të kontaktojnë.
Çfarëdo linku të kesh klikuar maksimumi ai mund të dijë nga cili qytet apo shtet je duke klikuar, jo vendndodhjen e saktë, sidomos në shqipëri ku IP-të në pjesën më të madhe të kohës nuk janë as personale.
Nëse të përmend ndonjë detaj konkret me shumë mundësi ka kërkuar vërdallë nëpër profilet e tu të tjerë në internet, ose të njeh personalisht.

Dhe së fundmi, nëse vërtetë je i shqetësuar kontakto Policinë e Shtetit, ndryshe nga Jonathan Galindo, autoritetet i kanë strumentat e duhura për të gjurmuar çdo aktivitet kompiuterik online brenda republikës së vetë, deri edhe tek vendndodhja e saktë. Ndaj një denoncim i yti dhe i prindit tënd do ti hapte telashe kujtdo që tenton të të mashtrojë.

Nëse përdoruesi i profilit jeton jashtë, do të bllokohet dhe do të njoftohen autoritetet përkatëse, nëse ai ndodhet brenda vendit tonë e pret burgu pasi krimet kompiuterike janë të dënueshme edhe këtu, madje goxha rëndë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Këto të reja na presin në Call of Duty Mobile Season 9
Tjetra E kush nuk do të karantinohej në këtë Super-Jacht me pishinë transparente jacuzzi dhe helikopter në bord

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Në BE do të ndalohet përdorimi i TPO në xhelat e thonjve

26 Gusht, 2025
Entertainment

Jeff Bezos punëson shkencëtarët më të mirë në botë për të “mposhtur vdekjen”

21 Janar, 2022
Entertainment

Qeveria e Kinës blen aksione në Alibaba dhe Tencent të cilat i japin Partisë Komuniste të drejta speciale mbi vendime të caktuara biznesi

15 Janar, 2023
Entertainment

Netflix emëron Arnold Schwarzenegger si drejtues ekzekutiv të filmave aksion

23 Maj, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?