Pas pamjeve të para të Galaxy Note 20, duket se edhe shoqëruesi Flip Z 5G, ka marrë të njëjtin trajtim. Të dy të rezervuar për Unpacked në 5 gusht, por interneti i pamposhtur ia doli të na surprizojë edhë këtë herë.
Max Weinbach, një leaker mjaft i famshëm, postoi videon në Twitter, duke mos pritur deri në premierë.
Z Flip 5G pic.twitter.com/CGvXa4yZyO
— Max Weinbach (@MaxWinebach) July 10, 2020
Sipas videos Flip Z 5G do të vijë me dy ngjyra “Mystic Bronze” për tu kombinuar me Note 20 si dhe një ngjyrë jeshile të errët.
Dhe ktu mbyllet pamja e jashtme, nga gjenerata e parë standarte tek ky version 5G shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Forma duket pothuaj e njejtë, është e qartë pra që ndryshimet do jenë në brendësi.
Flipi i parë ka një proçesor Qualcomm Snapdragon 855 Plus, i riu pritet të ketë 865 Plus me 5G.
Aludimet e vetme flasin për setin e kamerave, sensori ultra i gjerë 12 MP mund të zëvendësohet nga një 10MP, ajo kryesore mbetet 12MP.
Weinbach nga ana tjetër thotë se ky i fundit mund të jetë më i hollë dhe pak më i gjatë.
Flip Z i parë kushton $1500, proçessori 5G i të dytit sigurisht duhet ti shtojë ndonjë numër më shumë.