Anonimiteti që bota e internetit ofron, nuk është aspak e rrallë të përdoret për qëllime nga më të errtat e më të gabuarat.
Viktimë e kësaj praktike të turpshme ka rënë edhe Laura Bailey aktorja që dublon personazhin e Abby në The Last of Us Part 2.
Mesa duket diçka që ndodh në skenarin e lojës ka acaruar disa fansa të cilët kanë shkuar shumë larg me komentet e tyre aq sa kanë intimiduar aktoren me kërcënime për jetën.
Ja një pjesë prej tyre e postuar në Twitter-in e Bailey.
Man. I try to only post positive stuff on here… but sometimes this just gets a little overwhelming. I blacked out some of the words cuz, ya know, spoilers.
Side note. Thank you to all the people sending me positive messages to balance it out. It means more than I can say.❤️ pic.twitter.com/kGyULWPpNu
— Laura Bailey (@LauraBaileyVO) July 3, 2020
Pavarsisht se sa kredibël janë personat që fshihen pas këtyre veprimeve të ulta, askush nuk duhet të përjetojë një nivel të tillë urrejtjeje në asnjë formë.
Por seriozisht është kaq absurde të mendosh që dikush, luajti një lojë, u mërzit nga skenari i saj dhe shkon të terrorizojë artistin i cili ekzekutoi kërkesat e një skenari totalisht fiktiv.