Samsung Galaxy Note 20 pritet të vijë në gusht, ashtu si tradita e kërkon, ama një muaj përpara duket se kemi një pamje të qartë të produktit pasi vetë kompania ka bërë një rrjedhje informacioni, GABIMISHT.
Në faqen zyrtare të Samsung Russia u publikuan dy foto të aparatit të shumëpritur të cilat tashmë janë hequr por për fat Max Weinbach ishte mjaft i shpejtë sa ti bënte një screenshot.
Ajo çka shohim përputhet fare mirë me çfarë është parashikuar deri tani por askujt nuk ia kishte marrë mendja që do të kishim një version Mystic Bronze. Krejt i pazakontë por duhet thënë që duket mjaft elegant.
Prej fotove duket se gjithashtu edhe këtu lentja e poshtme do të jetë prism camera. Nuk mund ta konfirmojmë pa e pasur në dorë sigurisht por nëse kjo rezulton e vërtetë Galaxy Note 20 pritet të ketë aftësi të frikshme zoom.