Thjeshtësia e Google Chrome ka mbizotëruar mbi gjithçka, por duke qenë pjesë e familjes Android është krejt e pritshme që herë pas here të provohen opsione të vogla me përdoruesin në mendje.
Mesa duket është pikasur një shirit i ri i cili do të qëndrojë në pjesën e poshtme dhe do të mundësojë të ndërrosh tabin më lehtë.
Versioni ende në beta, është vënë re edhe më parë por tashmë është më i qartë si do të funksionojë.
Qëllimi i këtij shiriti është të bëjë të mundur të kalosh nga njëra skedë në tjetrën vetëm me një të klikuar, nuk ofron shërbime të tjera si Duet. Ky i fundit ishte një shirit i cili bënte shumë opsione të tjera por i padëshiruar ndaj edhe Chrome e hoqi fare. Ama funksioni i ndërrimit është më se i mirëpritur.
Edhe në beta jo të gjithë smartphonët mund ta kenë, ka pasur raportime për Pixel 4 XL të cilët nuk mund ta instalonin. Prandaj ngelemi në mëdyshje nëse vërtetë do ta shohim të konkretizuar.