Sucker Punch sjell më në fund Ghost of Tsushima dhe data e lançimit bëhet e ditur nëpërmjet një traileri vërtetë intrigues.
Në një klip të shkurtër nuk shohim asgjë nga gameplay, theksi bie mbi rëndësinë e kodit të nderit të samurait, mjeshtria e shpatës dhe detajimi i botës së Japonisë feudale.
Teksti i bashkangjitur me videon thotë: “Tsushima është në prag të rrënimit. Në vazhdim të një disfate shkatërruese në duart e pushtuesve të pamëshirshëm Mongol, samurai fisnik Jin Sakai duhet të sakrifikojë çdo gjë për të mbrojtur atë çka mbetur nga shtëpia dhe njerzit e tij. Ndërsa ndërmerr një aventurë epike për lirinë e Tsushimës, ai duhet të lërë mënjanë traditat samurai, të përqafojë metoda të reja dhe të hapë një shteg të ri – atë të Fantazmës.”
Traileri nuk paraqet shumë detaje ama dihet që loja do të kombinojë elemente të fshehjes, dyluftimit të afërt, eksplorimin open-world dhe do të zhvillohet në Japoninë e shekullit të 13.
Data zyrtare e lançimit do të jetë 17 korriku.