Që lojrat online kanë problemet e tyre kjo është më se normale, por kur problemet teknike ndikojnë edhe tek aparatet e përdoruesve këtu gjërat bëhen serioze.
Call of Duty: Modern Warfare duket se po nxeh PS4 e lojtarëve duke shkaktuar edhe më shumë zhurmë se zakonisht.
Profesionisti Dillon “Attach” Price ka postuar një video të PS4 së tij teksa konsolja bën shumë zhurmë. Lojtarë të tjerë profesionist kanë reaguar duke shprehur se edhe ata e kanë hasur këtë shqetësim. Dikush madje tregoi se si Modern Warfare po nxehte PS4 e tij derisa ai fikej.
Duket se deri tani e vetmja arsye është holli i lojës. Lobby i lojës ka probleme me raportin e frame-ve ndaj edhe animacioni i karaktereve teksa ecin në prapaskenë po bën që konsolet të punojnë më rëndë sesa duhet.
Sidoqoftë ky është vetëm spekulim për momentin.
Reagimi nga Infinity Ward ende nuk ka ardhur.
I’ve cleaned my PS and mines says it’s overheated. It’s something to do with the menu screen with the guy walking, someone said it has uncapped frame rate. ??♂️
— Aaron (@AaronARW) June 25, 2020