Sezoni 3 i Fortnite sapo ka filluar, por kjo nuk do të thotë që edhe zbavitja është po aty. Përkundrazi idetë argëtuese dhe krijimi i një raporti të fortë me fansat nëpërmjet një fantazie të shfrenuar janë pikërisht armë e fortë e kësaj loje që sdi të ndalet.
Ndaj për fanatikët më të zjarrtë sjellim këtu 5 shaka apo simbole të fshehura (Easter Eggs) për tu zbuluar në hartën e përditësuar.
1. Kisha e Deadpool.
Superheroi iku nga platforma por duket se sensin e humorit e la pas në lojë. \
Yacht-i i famshëm i Deadpool ia doli t’i mbijetojë përmbytjes por kësaj radhe si një vend pelegrinazhi teksa brenda tij në një dhomë të fshehtë gëlon kisha e shenjtërisë së tij. Portreti i Shën Deadpool-it ndriçohet nga drita e qirijve në gjysmë-errësirë, më tej disa stola sigurohen edhe për distancën sociale.
2. Optimus Prime.
Chapter 1 pati ndër ikonat e veta një statujë traktori e cila mori edhe emrin e Liderit të Prime-ve. Chapter 2 e ka marrë me vete megjithëse kësaj radhe është zhytur tërësisht në ujë, gjendet pranë RV Park midis Retail dhe Lonely.
3. Karrigia e Artë
Sigurisht, Midas e hëngrën peshkaqenët në fillim të sezonit 3, por nëse mendon se e gjithë pasuria e tij u zhduk bashkë me të, gabohesh.
Karrigia e artë e personazhit ndodhet në një kuti, fshehur nga dikush, pa shumë mund, siç quhet edhe ndërtesa e famshme No Sweat. Pa të prishur surprizën po të lëmë të eksplorosh.
4. Njeriu tualet.
Përveç ndjenjës së humorit, krijuesit e platformës janë edhe artistë në shpirt, ndaj edhe arti klasik nuk kishte si të mungonte. Statuja postmoderniste e një njeriu, improvizuar nga WC, vaska dhe uturakë gjendet diku në pjesën jugore të hartës.
5. Paqja mbizotëron.
Nën konflikti më i famshëm i sezonit të dytë të Fortnite ndodhi sigurisht mes xhuxhëve dhe arinjve ( Gnomes and Bears).
Diku nga fundi i sezonit rivalët duket se gjetën armëpushimin. Në këtë sezon duket se paqja është transformuar madje në miqësi.
Çunat i gjen duke u nxirë në plazh e duke luajtur 5 katsh në brigjet e Sweaty Sands.
Easter Eggs të tilla ka pafund në Fortnite, ne e nisëm me këto, nëse ti gjen të tjera shkruhemi në insta në @geekroom.