Covid-19 na mbylli të gjithëve brenda dhe kufizimet e sforcuara duket se shkundën të gjitha tregjet. Teksa frika nga bota jashtë shtëpie na pushtoi, shërimin e gjetëm të gjithë tek interneti.
Rritje të shikimit të serialeve, rritje të video-lojrave, rritje të streaming dhe video-konferenca nga shtëpia.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se për tre-mujorshin e parë të vitit, janar-mars, përdorimi i internetit pati një ngritje të fuqishme prej 47.3%.
“Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2020 ishte rreth 20 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 3.87 GB Internet në muaj në T1 2020, që përbën një rritje me 12.4% në krahasim me T4 2019 dhe një rritje me 47.3% krahasuar me T1 2019. Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2020 ishte: 171 minuta dalëse, 27 SMS dhe 3.87 GB Internet. Krahasuar me T4 2019, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 5.4%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 17.3% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 12.4%”
Përveç punës nga shtëpia, llogaritet edhe shumfishi i përditshëm i studentëve, e më pas koha e lirë dhe kafet u zëvendësuan me filma dhe seriale.
Epoka e digjitalizimit avancon edhe më thellë, kësaj radhe e ndihmuar edhe nga nëna natyrë. NKëto shifra na tregojnë sa të domosdoshëm e kemi sinjalin e internetit në mijëvjeçarin e tretë.