Nëse nuk është në faqen e parë të Google nuk ekziston!
Legjendë urbane e cila tregon vërtetë efikasitetin me të cilin ky motorr kërkimi na jep informacionin e kërkuar. Megjithatë algoritmet kanë rregullat e veta dhe kush i njeh mirë di ti shfrytëzojë deri në maksimum, ndaj edhe kemi vendosur t’ju sjellim disa këshilla për Google Search sa më efektiv.
1. Mos i kushtëzo rezultatet e kërkimit.
Zakoni i shtimit të sa më shumë fjalëve për sa më shumë saktësi mund të bëjë që shpesh të marrësh rezultate të tjera.
Për shembull nëse po kërkon të dish gjatësinë mesatare të një gjarpri mos shkruaj më pas edhe paragjykimet e tua. “Gjatësia mesatare e një gjarpri 30 cm” kjo do të bëjë që Google të të shfaqë rezultatin me 30 cm jo atë të vërtetin. Në fund të fundit motorri i kërkimkt shfaq vetëm linqet më të përafërta nuk të jep të vërtetën.
2. Përdor shenjën – për të përjashtuar fjalë të caktuara që nuk i do si rezultate.
Për shembull nëse kërkon të gjesh informacione për qytetin e milanos por nuk do të dish për skuadrën e futbollit shkruaj “milano -football -fc”. E njejta gjë nëse do të përjashtosh një element me të cilin termi ndaj të cilit je i interesuar ngatërrohet shpesh.
3. Kujdes me renditjen e fjalëve.
Besojmë se e di që Google nuk ka nevojë për fjali të sakta për të dhënë rezultat, mjaftojnë termat. Por radha e tyre sidoqoftë ka rëndësi. Për shembull nëse kërkon “qielli blu” do të të shfaqet një qiell blu. Ama nëse shkruan “blu qielli” do të të shfaqet nuanca e qiellit e ngjyrës blu. Sintaksa ka rëndësi.
4. Përdor linkun e sugjeruar poshtë disa rezultateve.
Poshtë rezultatit kryesor zakonisht listohen disa linqe specifike të cilët të çojnë në një seksion të caktuar të faqes. Për shembull kur rezultati është Wikipedia poshtë saj shfaqen disa opsione si historia, shqiptimi apo data.
Kjo do të të çojë tek paragrafët ose kategoria specifike duke të kursyer skrollimin e tëpërt.
Një kompani si Google është plot surpriza e lehtësira, mjafton të gërvishtësh pak sipërfaqjen dhe mund të zbulosh pafund shembuj si këto.