Facebook vepron siç duhet kësaj here. Disa reklama të fushatës elektorale të Presidentit Donald Trump janë hequr nga rrjeti social sepse përmbanin një simbol të përdorur nga nazistët gjatë kohës së holokaustit.
“I hoqëm këto reklama për shkak të dhunimit të politikës sonë kundër urrejtjes së organizuar,” deklaroi një përfaqësues i Facebook. “Politika ndalon përdorimin e simboleve të grupeve të ndaluara të cilat përdoreshin për të identifikuar të burgosurit politik pa kontekst dënues apo diskutues të.këtij simboli.”
Pra praktikisht duhet shpjeguar edhe historia e një simboli përpara se ta përdorësh lart e poshtë për interesa personale dhe të pabaza.
Reklamat përmbanin një trekëndësh të kuq kokëposhtë, me të cilin nazistët shenjonin të burgosurit politik. Simboli është përdorur nga reklamat e Donald Trump, Mike Pence dhe fushata Trump.
Reklamat janë përdorur për të identifikuar antifa, një organizatë anti fashiste e akuzuar nga Trump pas asnjë provë, për protestat e dhunshme pas vdekjes brutale të George Floyd.
Lëvizja vjen pas kritikave të shumta të punonjësve dhe partnerëve të Facebook, për mos heqjen e postimit të famshëm të presidentit “when the looting starts, thë shooting starts” (kur fillojnë bastisjet, fillojnë të shtënat.) Duke kërcënuar përdorimin e ushtrisë ndaj protestave të dhunshme, por sidoqoftë një thirrje e dhunshme, stimuluese për urrejtje dhe flagrante kur vjen nga kreu i një qeverie.
TFW when you’re filled with rage but also not at all surprised by the Trump Campaign’s actions. https://t.co/rv6yU8MpX7
— Melissa Ryan (@MelissaRyan) June 18, 2020