Me afrimin e verës shtohet edhe saktësia e leaksave, pasi është edhe periudha kur fillon prodhimi në masë ndaj vështirë të mbahet sekret një objekt që qarkullon në mijra duar.
Po flasim sigurisht për iPhone 12 dhe designin e tij i cili rikonfirmohet në rrjedhjen e radhës.
Në Twitter po qarkullojnë foto të kallëpeve dhe designe në CAD të smartphonit të shumëpritur, në të gjitha modelet, 5.4-inch, 2 nga 6.1-inch dhe 6.7-inch.
The sides are squared off, just like the rumored #iPhone12 #iPhone12Pro pic.twitter.com/u2lg4pcxSV
— ??JinStore® (@Jin_Store) June 14, 2020
Modelet përdoren nga kompanitë e kasave mbrojtëse, të cilat në momentin e daljes në treg të iPhone 12 duhet të kenë produktet gati. Por megjithatë ka kufizime për sa i përket saktësisë së modeleve.
Këto kallëpe mund të garantojnë dimensionet e jashtme, të konfirmojë këndet e lakuara dhe anët e sheshta, butonat dhe trashësinë e kornizës.
Por nuk mund të përcaktojnë madhësinë e notch-it, i cili pritet të jetë më i vogël.
Anët e sheshta duket se janë tashmë motivi estetik dallues i gjeneratës së re Apple, duke rikujtuar këtu aplikimin e saj tek iPad Pro dhe zërave se edhe iMac mund të bëhet pjesë e kësaj mode.
Andaj po, anët do të jenë të sheshta, dhe cepat e harkuar, ky thashethem deri tani ka rezultuar më konsistenti.