Në 2015 kur Apple mori vendimin të prezantonte dimensionet e reja të linjës së tyre të smartphonave nëpërmjet iPhone 6, shumë fanatikë të kompanisë u zhgënjyen.
Një nga arsyet pse njerzit preferonin iPhone ishin pikërisht dimensionet më modeste, ndryshe nga moda e Androidëve e cila shihte vazhdimisht të zmadhohej.
2020 qenka vit i bukur për ta pasi iPhone 12 do të jetë shumë herë më i vogël nga ç’e kishim menduar.
YouTuberi Filip Koroy EverythingApplePro ka zbuluar një leak i cili tregon dimensionet e iPhone 12 më të vogël nga familja me 4 anëtarë të kësaj gjenerate.
-5.4-inch iPhone 12: 131 x 64 mm
Po Apple do të ndërtojë një iPhonë shumë më kompakt dhe me korniza shumë më të holla. Smartphoni me ekran 5.4-inch do të jetë më i mbledhur se iPhone SE 4.7-inch.
Nga ana tjetër iPhone 12 standart nuk do të ketë disa funksione që versionet më premium do të ofrojnë si, 2x optical zoom, dhe sensori LIDAR. Seti i kamerave do të jetë më i varfër.
Por sidoqoftë mbeten ekrani OLED, notch më i vogël, proçesori A14, 5G dhe padiskutim çmimi më i ulët për një iPhone ndër vite.
Pra le të themi që edhe këtë vit Apple do të vërë në vështirësi shumë kompani të tjera.