Me ekspertizën e fotografisë që Adobe ofron duket pothuajse absurde që t’i mungojë një aplikacion për kamerën.
Po, pikërsht kjo po ndodh, Photoshop Camera është tashmë i disponeshëm në Google Play dhe App Store. Efekte, filtra për Insta, modifikime Photoshopi dhe AI të gjitha falas.
Adobe e kish prezantuar që në nëntor gjatë konferencës Adobe Max, dhe ka qenë publik që atëherë por sot është i disponueshëm për përdoruesit e thjeshtë
Ky aplikacion ka si target grup rrjetet sociale dhe përdoruesin mesatar në vend të fotografëve profesionistë. Ka një katalog të pasur me filtra. Përdor Inteligjencë Artificiale për të njohur subjektin e fotos dhe mund të sugjerojë rregullime në bazë të asaj çka po fotografohet si variacinon dinamik, tonalitetet dhe fytyrat.
Aplikacioni është goxha i pajisur për punën me fytyrat, si rregullimi i ndriçimit për të eleminuar hijet e forta por edhe në selfiet në grup trajton secilën fytyrë ndër të tjera edhe nga shtrembërimet. Filtrat do të krijohen edhe nga vipa si Billie Eillish.
Sipas Adobe; “Rregullime të shpejta si rindriçimi i portreteve dhe heqja e shtrembërimeve do të thotë se mund të postosh foto që duken sikur ke shpenzuar më shumë kohë me to sesa ke bërë në të vërtetë.“