Microsoft vendosi të zëvendësonte një numër të madh gazetarësh me sisteme AI, dhe ndërsa deri dje shihej si vendim futuristik sot ka bërë gabimin e parë dhe njerzit janë të ofenduar.
Robotët e MSN.com zgjodhën të bënin një artikull për këngëtaren e Little Mix Jade Thirlwall dhe eksperiencën e saj me rracizmin. Por si foto ilustruese ka përdorur foton e një anëtare tjetër të bandës Leigh-Ann Pinnock.
Thirlwall është indinjuar dhe ka reaguar fort në Instagram ” @MSN nëse do kopjosh artikuj nga burime të tjera mediatike të sakta, do bëje mirë të siguroheshe të përdorësh imazhin e anëtares së duhur me rracë të përzjerë të grupit”
Ky gabim është bërë nga sistemet automatike të Microsoft i cili muajin e shkuar hoqi nga puna 50 gazetarë në USA dhe 27 në UK. Në fakt këta gazetarë nuk shkruanin materiale, në vend të kësaj ata zgjidhnin nga burime të tjera dhe promovonin në MSN.
Nuk është akoma e qartë arsyeja e gabimit por duke marrë parasysh mënyrën si funksionojnë sistemet automatike, me shumë mundësi ka qenë ndonjë etiketim i gabuar i fotos.