Ditë vërtetë të vështira të jesh përdorues i Apple këto kohë.
iOS 13.5 ndoshta versioni më i rëndësishëm deri më sot për kompaninë, duket se nuk po kursehet nga problemet.
Ankesa të shumta vijnë nga përdoruesit për ezaurim baterie më shpejt se zakonisht, por kjo është e zakonshme për sistemet e reja, çfarë nuk është e përditshme janë boot loops dhe mos leximi i materialeve video në format MP4/MPEG-4.
Problemi i parë duket se është ndeshur goxha më shumë tek iPad-ët, ku klientë të shumtë raportojnë se aparati i tyre bën restart 30-45 sekonda pasi janë loguar. Duke e përsëritur disa herë rresht. As riformatimi në gjëndje fillestare nuk duket ta rregullojë problemin.
Ndërsa problemi i dytë ai i mos njohjes së medias në aparat duket se prek në masë edhe iPhonët. Përdorues kudo nëpër botë raportojnë se nuk mund të shohin materialet e librarisë së tyre. MP4 mbetet formati më i famshëm i përdorur ndaj nëse nuk i jepet një zgjidhje shumë njerëz do ta vuajnë seriozisht.
Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga kompania aq më pak një datë për përditësimin rregullues.
Kujtojmë se vetëm brenda këtyre dy muajve kemi hasur një sërë problemesh nga Apple, nga difekti i sigurisë nga jailbreak i uncover deri tek vulnerabiliteti i aplikacionit Mail i cili duket së është zgjidhur tashmë.