Apple më në fund sjell përditësimin për iPhone dhe iPad në mënyrë që të qepë një gabim sigurie në aplikacionin Mail.
Aq serioz ishte dobësia ne këtë aplikacion sa ekspertët sugjeronin përdorimin e aplikacioneve të tjera alternative në vend të tij.
Nëse je duke përdorur një aparat Apple lajmërimi duhet të të ketë ardhur. Nëse jo vëre në karikim, lidhu me Wi-Fi dhe shko tek “Settings/General/Software update” dhe më pas kliko “download and install”.
Pas përditësimit aparati do të jetë krejtësisht i sigurt me version iOS 13.5 ose 12.4.7.
Dobësia në siguri ishte kaq e madhe dhe ekzistonte prej vitesh, me një email të vetëm hackerat mund të merrnin akses në materialet e tua më delikate.