Sezoni i ri i Fortnite është rrugës por do të shtyhet edhe me një javë tjetër. Data e re është 11 Qershor, kjo sipas deklaratës së djeshme të Epic. Kjo është hera e dytë që shtyhet sezoni i ri i lojës.
Në prill Epic deklaroi se do ta shtynte fillimin e sezonit për në 4 Qershor në vend të 30 Prillit. Gjithashtu edhe fundi i sezonit të parë të Chapter 2 pati disa shtyrje derisa filloi një muaj më vonë.
Ama duhet thënë se sezoni 2 ka qenë mjaft i ngjeshur për Fortnite. Epic ka qenë goxha plot me evente në lojë, koncertet e Party Royale dhe traileri i Tenet javën e shkuar.
Si gjithnjë fundi i këtij sezoni do të përfshijë një event special i cili thellohet në histori dhe fillon tranzicionin në hartën e re të sezonit pasardhës. Eventi i kësaj radhe do të quhet The Device, dhe do të fillojë të shtunën 6 Qershor.