Pikërisht kur menduam se më në fund do të largoheshim nga Zoom dhe të gjitha grupet digjitale që na e kanë nxirë jetën këto kohë, Facebook prezanton: CatchUp, një aplikacion për telefonata.
Po, telefonata dhe madje në grup.
Sipas skuadrës New Product Experimentation, CatchUp është praktikisht HouseParty por për audiotelefonata, një me një dhe në grup.
Aplikacioni do të jetë i ndarë nga Facebook, pra llogaria FB nuk është e nevojshme, ndaj tezja e xhaxhallarët që na “bullizojnë” në FaceBook nuk do të na gjurmojnë dot deri këtu.
Kontaktet do të merren nga lista jote e numrave që ruan në smartphone.
Shërbimi do të funksionojë nëpërmjet internetit sigurisht, do të krijosh listën e miqve dhe të shohësh kur janë të disponueshëm për tu kontaktuar.
Në këto kohë kur texting është mënyra mbizotëruese e komunikimit, vështirë duket të rikthehemi pas në kohët e errëta të telefonatave.