Potenciali i aparateve të përdorimit të përditshëm për të na ardhur në ndihmë të kujdesit shëndetësor sapo u ri-vërtetua.
Ministria e Kujdesit të Ushqimit dhe Ilaçeve të Koresë së Jugut ka aprovuar zyrtarisht funksionin e monitorimit të zemrës në aplikacionin Health të Samsung, duke lejuar përdoruesit të monitorojnë presionin e gjakut direkt nga smartwatch-i.
Gjigandi i Seulit deklaroi të shtunën se Galaxy Watch Active2 do të lejojë përdoruesit e vetë të kontrollojnë dhe analizojnë ritmin e zemrës së tyre duke filluar nga tremujorshi i tretë i këtij viti.
Gjithshatu çdo çrregullim në zemër do të mund të kontrollohet, aprovon Ministria.
Përdoruesit e Galaxy Watch në vende të tjera do të duhet të presin për ECG dhe presionin e gjakut, pasi Samsung duhet të marrë lejen nga autoritetet e vendeve të tjera.
Gjatë viteve kompanitë e smartphonëve dhe aparateve të tjera inteligjente janë munduar vazhdimisht të integrojnë kujdesin shënedësor. Kujtojmë Apple Watch Series 4 e cila në 2018 u aprovua nga FDA klasin e dytë të aparatit mjekësor, e cila ofron tre matje mjeksore si dhe detekton rrëzimet.