Valorant dhe super fama që versioni beta solli në botën e gaming, është tashmë një sensacion botëror.
Le të gëzohemi edhe më shumë pasi më në fund kemi datën zyrtare të lançimit i cili thyen parashikimet me datën 2 Qershor. Në atë datë pjesa më e madhe e rajoneve mbarëbotërore do të kenë mundësinë ta shkarkojnë nga web-i zyrtar.
Beta e mbyllur do të përfundojë 5 ditë më parë, më 28 Maj dhe më pas do të shkojë jashtë linje për qëllime mirëmbajtjeje teksa Riot bëhet gati për lançimin. Ndonëse ka nga ata që kanë pasur fatin ta luajnë edhe në beta të mbyllur, loja do të zerojë gjithçka për të gjithë.
Në një video në YouTube producentja ekzekutive Anna Donlon dhe drejtori i lojës Joe Ziegler ndajnë edhe planet post-lançim për Valorant. Mes të cilave edhe një modalitet të ri, një karakter të ri, dhe një hartë të re të gjitha fare pak kohë pas lançimit.
Bashkë me kontentin e ri Riot planifikon të shtojë servera të Valorant në qytete rreth botës si Atlanta, Dallas, Londër, Madrid dhe Varshavë Poloni në mënyrë që tu japë lojtarëve shërbim më të mirë.