Ndër mënyrat online si reagojmë me njëri tjetrin GIFs janë nga më pikantet. Mund ti krijosh vetë nga materialet online ose edhe nga kamera jote, ose mund ti kërkosh në libraritë e gatshme si Giphy.
Giphy një platformë e dedikuar ekskluzivisht magazinimit dhe shpërndarjes së GIFeve në mënyre sa më të lirshme e të pa mbi-reklamuar, do të bëhet pjesë e botës së një gjigandi i cili mbështetet fuqimish vetëm tek to: Facebook.
Kjo është hera e dytë që kompania ofrohet të blejë Giphyn e cila në 2015 refuzoi ti jepte çelësat e qepenit dhe vendosi të mbështetej në bashkëpunimet me aplikacionet e tjera. Derisa Alphabet, kompania mëmë e Google, vendosi të blejë platformën GIF Tenor, çka përmbysi konkurrencën e shëndetshme që ishte krijuar nga Giphy deri atëherë.
Facebook vjen ta ngrejë Giphyn por edhe ta shfrytëzojë atë, pasi koleksioni do të bëhet pjesë e Instagram.
A do të komentojmë me GIFs në Insta? Vështirë të ndodhë duke marrë parasysh estetikën puritane të këtij të fundit.
Megjithatë Facebook ka deklaruar se Giphy do të vazhdojë të funksionojë si tradicionalisht, duke bashkëpunuar me aplikacione të tjera.
Pyetja kryesore mbetet a do ti nënshtrohet tashmë Giphy regjimit të egër të ads dhe ad-tracking të Facebook?