Këtë të enjte Epic Games mori titujt e lajmeve duke ofruar GTA V falas për të gjithë, por mesa duket krishtlindjet paskan ardhur më shpejtë kësaj here.
Nën emërtimin “Mega Sale” do të gjesh deri në 75% ulje për tituj PC të shumë dëshiruar. Tek dyqani i Epic emra si Control, Borderlands 3, Metro Exodus, Shenume 3 dhe Anno 1800 janë me 50% ulje.
Ndërsa oferta më fantastike i takon The Witcher 3: Wild Hunt 70% ulje, Assassin’s Creed Odyssey 60% dhe Alan Wake 90% më pak.
Për më tepër mjafton të futesh tek llogaria jote Epic Games dhe do të shpërblehesh me një kupon $10. I cili mund të përdoret në lojra të caktuara ose add-on me çmim nga $14.99 e sipër. Dhe për çdo blerje prej $14.99 ose më shumë, Epic do të të japë një tjetër kupon $10 për blerjen e radhës.
Nëse nuk e shkarkove dot GTA V këto ditë provoje përsëri tani që serverat e Epic janë stabilizuar.