Puna me kompiuterin tashmë është e pashmangshme. Si për punët e zyrës, për studime apo edhe projekte personale browseri i shkretë e di se çfarë heq me dhjetra tabe të hapura ndërsa jemi duke bërë disa detyra njëherësh.
Por në multitasking e sipër ndodh që bëhet një lëmsh i madh mes tyre dhe të gjesh skedën që të duhet mund të kthehet në një makth i vërtetë.
Ndaj edhe Google Chrome tashmë do të të lejojë ti ndash në grupe për ti organizuar sa më mirë.
Mjafton të klikosh me të djathtën mbi tab, të zgjedhësh grupin ku do ta shtosh e më pas ti etiketosh me një ngjyrë, emoji, emër ose të treja bashkë. Kështu shkruan inxhinieri i Chrome Edward Jung.
Ka profesionistë të cilët për secilën detyrë mund të hapin nga një tab, dhe shpesh ato qëndrojnë ashtu për ditë ose javë me radhë derisa të jenë kryer. Ndaj në vend që të mbash 36 tabe të hapura mund të mbash 3 dritare me nga 12 të tilla.
Organizuesit e tabeve nuk janë ide të pandeshura ndonjëherë, shërbime si OneTab, Cluster dhe Toby ofrojnë extensions për këtë qëllim, kjo është thjesht hera e parë që Google ofron një të vetin.
Opsioni është akoma vetëm në beta, javën që vjen do të fillojë ofrimi gradual në mënyrë që të mos shkaktojë destabilitet në shërbim.