Google Lens është ndër shërbimet me më shumë vëmendje nga kompania, me përditësime dhe përmirësime goxha të dobishme herë pas here. Ndërsa presim të konfirmohet aftësia për të na ndihmuar në matematikë merremi me përditësimet e konfirmuara më së fundmi.
Së pari asist për të gjithë ata që merren me shifra e gërma digjitale. Skanimi i teksteve dhe njohja e tyre është goxha e mirë tek Lens, ama nga sot do të mund ti bësh copy nga smartphoni dhe paste direkt në kompiuterin tënd. Pasi të kesh skanuar tekstin zgjidh opsionin “copy to compiuter” dhe zgjidh kompiuterin të cilin e ke lidhur më parë me anë të Google Chrome.
Së dyti Lens të ndihmon të shqiptosh fjalë. Skano tekstin, zgjidh “listen“ dhe kaq. Për gjuhet e huaja por edhe për tënden.
Provuam të zgjidhnim dilemën aktuale botërore, i kërkuam Lens të lexonte emrin e të birit të Elon Musk, por na tha që ajo gjuhë nuk është e disponueshme akoma.
Dhe së fundmi Google Search është përfshirë në Lens. Duke të ndihmuar që ti kuptosh kontekstin më mirë një fjale a fjalie, dritarja e search do të dalë menjëherë poshtë duke të kursyer kohë, pa qenë nevoja të hapësh një dritare tjetër.
Përditësimet janë të disponueshme për të gjithë Androidët duke filluar nga sot.