E kemi përsëritur shpesh se industria e video lojrave ka qenë nga të paktët sektorë që kanë përfituar nga situata e pandemisë dhe Nintendo e vërteton këtë më së mirë me bilancin më të fundit.
3 mujori i parë i 2020 e gjen kompaninë me 3.29 milion Switch të shitura. 33% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar dhe në total 55.77 milion kopje të shitura që nga lançimi i saj.
Më shumë se Nintendo 64 dhe GameCube bashkë, të cilët shitën 32.93 dhe 21.74 milion aparate respektivisht.
Dhe vetëm 6.14 milion mbrapa NES shifër e cila duke marrë parasysh situatën mund të kalohet fare lehtë deri në fund të këtij viti.
Brenda vitit fiskal Prill 2019 Mars 2020 kompania arriti të shesë 21.3 milion Switch. 1.53 milion më shumë nga targeti prej 19.5 milion.
Pra kjo konsole po shet jashtzakonisht mirë për momentind ndaj nuk na surprizon fakti që Nintendo nuk ka në plan të nxjerrë një pasardhës këtë vit.
Një tjetër sukses për kompaninë është Animal Crossin: New Horizons, 11.77 milion shitje e pozicionojnë atë në vendin e 7 nga lojrat më të shitura të Nintendo.
Më shumë se Luigi’s Mansion 3, New Super Mario Bros. U Deluxe, Super Mario Party dhe Splatoon 2.