350 milion lojtarë të regjistruar në Fortnitë, deklaron Epic. Çka e bën atë një nga emrat më të famshëm të krijuar ndonjëherë, duke e pozicionuar në radhët e Minecraft dhe shumë lojrave falas mobile apo PC këto 15 vitet e fundit.
Ndërsa nuk kemi një të dhënë për sa lojtarë logohen çdo ditë apo muaj, Epic thotë se vetëm gjatë muajit prill regjistruan 3.2 bilion orë Fortnite.
Fortnite now has over 350 million registered players! In April, players spent over 3.2 billion hours in game. ??
Let’s keep the party going with our Party Royale Premiere LIVE on May 8 at 9PM ET featuring @DillonFrancis @steveaoki @deadmau5: https://t.co/H18c3UgBL1 pic.twitter.com/Cgt3r7LXQO
— Fortnite (@FortniteGame) May 6, 2020
Statistika më e fundit nga Fortnite ishte në mars 2019 ku numëroheshin 250 milion lojtarë, çka tregon se loja vazhdon të rritet një vit më vonë dhe 2 vjet e gjysëm nga data e lançimit.
Sigurisht ky sukses i atribohet faktit që loja ishte gati për cross platform, PC, konsole apo mobile por edhe sepse Epic vazhdon ta përditësojë.
Së fundmi është shtuar Party Royale, një hapsirë sociale brenda lojës, pa armë, thjesht për tu shoqëruar me miqtë e tu virtual, për të dëgjuar muzikë, dhe lojra theme park.
E gjitha kjo si pjesë e qëllimit të Epic për të krijuar një rrjet social 3D ku secili ka avatarin e tij.
Koncerti i Travis Scott muajin e shkuar ishte një sukses i padiskutueshëm, të premten e shkuar ai i Diplo poashtu, ndaj koncertet do të vazhdojnë.
Edhe këtë të premte 8 maj do të mbahet një minifestival me DJ Dillon Francis, Steve Aoki dhe deadmau5. Eventi mund të ndiqet këtu
Çfarë kohësh po jetojmë.