Nëse të është mërzitur screensaveri origjinal i kompiuterit tënd dhe po kërkon ndonjë alternativë tjetër Geek Room ka të duhurën.
Flip clock janë tregues ore të cilat ndërrojnë faqen sa herë që ndyshon numri, një digjitalizim shumë interesant i një aparati analog që veç zyrës së një llogaritari zor se e gjen në vend tjetër.
Shko në Google dhe kërko “flip clock screensaver” dhe zgjidh rezultatin e parë. (Ose kliko këtu.)
Kliko brenda imazhit të parë që të shfaqet dhe zgjidh Screensaver apo Mobile App. Në këtë rast të parën meqe duam të ndryshojmë kompiuterin, por edhe sepse per mobile kushton.
Zgjidh për Mac apo Windows.
Pasi të jetë shkarkuar dosja zgjidh Fliqlo Setup.exe dhe ndiq hapat.
Dhe ja ku u bere me screensaver te ri.