Herën tjetër kur antivirusi të të lajmërojë se po hyn në një faqe të rrezikshme, bën mirë të mos e injorosh.
Microsoft ngre alarmin se me rritjen e numrit të njerzve që rrinë në shtëpi, është rritur poashtu edhe numri i sulmeve kibernetike.
Dhe mënyra se si infiltrohen kodet e tyre keqdashëse është nëpërmjet filmave.
Jo të gjithë e kanë një abonim në Netflix, Prime apo shërbime të tjera, dhe opsioni i filmave online është goxha tërheqës, megjithëse shpesh akuzohen për cryptocurrency mining përdorimi nuk ka rënë.
Një tjetër shqetësim serioz sidomos për përdoruesit e Windows 10 ka të bëjë me shkarkimet me torrent, sipas raportimeve keqbërësit ofrojnë filmin në .zip file, dhe pasi e hap atë dosje mund të aktivizosh një kod keqbërës i cili do të fillojë të infektojë pjesë të tjera të PC tend.
Një skenar shumë i përdorur është pikasur nga Microsoft, prap për coin mining në .zip file duke përdorur fuqinë e PC tënd për qëllime të tyret.
Në mënyrë që të arrijnë sa më shumë përdorues sigurisht që do të shënjestrojnë material sa më të famshëm ndaj edhe dy filmat më të përdorur për kësi sulmesh kanë qenë John Wick 3 dhe Contagion.
Nga crashimi i browserit e deri tek ndalimi i updateve të windows këto janë disa nga shenjat që ke rënë viktimë. Kontenti falas duket me leverdi por ndonjëherë vjen me kosto goxha të larta.
Microsoft thotë se antivirusi ngelet e vetmja mburojë, ndaj investimi në një të tillë do ishte me mend.